Taulant Balla ka zhvilluar ditën e sotme një vizitë në Bashkinë e Cërrikut, ku edhe ka inauguruar qendrën e re shëndetësore.
Në fjalën e tij Balla tha se kjo qendër shëndetësore i kishte munguar fshatit Lumas prej kohësh, por që tashmë u realizua.
“Me rëndësi është se koha e ndërtimit është një kohë shumë e shkurtër, punimet filluan para dy javësh dhe sot jemi që kushtet ku qendra shëndetësore është plotësisht e përfunduar dhe stafi mjekësor këtu do të ketë mundësinë të ofrojë shërbime në cilësinë e duhur.
Kjo na mungonte në këtë fshat, dhe sot është një fjalë e mirëmbajtur. Shumë mirënjohës qeverisë dhe popullit të Kuvajtit që mbeten gjithmonë një mik i Shqipërisë dhe që kanë gjetur një instrument të duhur të financimit”, tha Balla, ndërsa shtoi në këto raste thuhet: “Zoti ua shtoftë inatin”.
Ai gjithashtu theksoi se edhe për shumë fshatra të tjerë janë duke u punuar projekte për qendra të reja shëndetësore.
/abcnews.al/