Barcelona ka në pronësi të saj një nga talentet e rinj më të mirë në Europë, por rinovimi me të nuk ka ardhur ende. Ilaix Moriba mbyll kontratën e tij me katalanasit në verën e vitit 2022 dhe bisedimet për nuk po gjen ë udhën e duhur.
Kërkesat e mesfushorit dhe ajo që Barcelona ofron është ende larg dhe puna vazhdon. Në këto kushte, klube të tjerë të mëdhenj janë vënë në aksion për të joshur 18-vjeçarin dhe kanë bërë ofertat e tyre ndjeshëm më të pasura.
Manchester United, City dhe Chelsea mësohet të jenë tre klubet e interesuara për Ilaix, i cili ka shkëlqyer këtë sezon sa herë i është dhënë mundësia. Këtë verë është thuajse e pamundur për të tre klubet e lartpërmendura sepse klauzola e lirimit nga Barça është 100 milionë euro. /abcnews.al