Të hënën nis rrafshimi i ndërtimeve pa leje, Balliu: Do ta pësojnë 150 mijë familje

schedule20:24 - 4 Qershor, 2021

schedule 20:24 - 4 Qershor, 2021

Të hënën strukturat e Policisë së Shtetit dhe Inspektoratit Kombëtar të Territorit do të nisin operacionin për pastrimin e vijës bregdetare të Shqipërisë.

Ky operacion do të quhet “Bregdeti Ynë”. Kreu i qeverisë Edi Rama kishte një mesazh të drejtpërdrejtë për të gjithë pronarët e ndërtimeve pa leje që t’i prishin ato, ose më vonë do të vuajnë pasojat e ligjit.

Mbrëmjen e sotme emisioni “Bardh a Zi” hodhi në “gjyq” ndërtimet pa leje. Ish-deputeti demokrat Klevis Balliu i ftuar në studio u shpreh se nuk janë vetëm në bregdet godinat që u është vendosur syri për t’u shembur, por në të gjithë Shqipërinë. Ai foli për 150 mijë familja që do të preken.

 

Janë 150 mijë familje, jo vetëm në bregdet. Artan Lame e thotë në përgjim që këto dosje duhet ti mbajmë në zyrë, të mbarojnë zgjedhjet dhe pastaj sëpatën. Këto ndërtime pa leje nuk mbinë sot kanë 30 vite e aty që paguajnë taksa, e njëjta gjë te Bregu i Lumit apo Astiri” tha ai.

Kryetari i Unionit turistik shqiptar Rahman Kasa u shpreh se nisja e këtij aksioni tani cenon imazhin. “Është prishje imazhi. Nëse është aksion kaq i rëndësishëm filloje në tetor pas përfundimit të sezonit” tha ai./ db/ Abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!