Leeds United ishte një nga skuadrat më simpatike të këtij sezoni. Argjentinasi Marcelo Bielsa arriti të bëjë shumë mirë dhe pas rikthimit në Premier League, në edicionin e parë arriti të zërë vendin e nëntë, duke luftuar deri në fund për një vend në Kupat e Europës.
Oreksi vjen duke ngrënë për trajnerin dhe sezonin e ardhshëm ai kërkon kualifikimin në Europa League. Kjo nuk arrihet duke shitur lojtarët kryesorë të skuadrës dhe Bielsa e di shumë mirë këtë, por duke se klubi jo dhe aq.
Javët e fundit është folur shumë për largimin e Raphinha, yllit të ekipit, autor i 6 golave dhe 9 asisteve këtë sezon. Dy klubet e mëdha të Mançesterit dhe Liverpool interesohen për 24-vjeçarin, por Bielsa mbyll derën me të përplasur.
“Nëse shisni Raphinhan, unë largohem”, mësohet të jetë ultimatumi i prerë i argjentinasit, duke shtuar edhe një tjetër bëmë në repertorin e tij të gjatë. Bielsa njihet për personalitetin e tij të veçantë dhe e tregon edhe në këtë rast. /abcnews.al