Big Mama bëri lëmsh rrjetin pas një fotoje që postoi në rrjete sociale, ku shihej me mikeshat e saj në festën e beqarisë. Krahas postimit ajo shkroi “Nata e fundit e beqarisë”, dhe kaq mjaftoi që të vërshonin komentet duke e uruar këngëtaren për martesën.
Mirëpo, kjo foto nuk ka të bëjë aspak për një festë beqarie të vërtetë por për një projekt që pritet të publikohet së shpejti. Kënga e re e saj do të titullohet “Kanagjeqi” dhe kjo shpjegon dhe pjesën e klipit të festës së beqarisë.
Projekti do të jetë një bashkëpunim me Sabri Fejzullahun. Pak ditë më parë gjatë një interviste televizive, këngëtarja zbuloi se kjo këngë do të jetë një dedikim për babain e saj të ndjerë. /abcnews.al