Një ngjarje e rëndë ndodhi pak më parë në një lokal pranë gjykatës së Tiranës. Një person hyri në lokal duke qëlluar 5 herë ndaj Kudret Saliajt, i cili ishte duke konsumuar një kafe me avokatin që ashtu ka mbetur i plagosur.
Mësohet se dhëndri është ekzekutuar nga ish-vjehrri i tij Mexhit Picari. Viktima, Kudret Salia ishte në proces divorci me bashkëshortën dhe ndodhej pranë gjykatës duke konsumuar një kafe me avokatin Adriatik Cama.
Ky i fundit ka marrë një plumb në bark dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën. Cama ndodhet tani në spital duke iu nënshtruar një operacioni për nxjerrjen e plumbit.
Cama ishte edhe prokuror i ngjarjeve të 21 Janarit, ndërsa policia ka shoqëruar edhe një të mitur, por nuk dihen ende shkaqet e kapjes së tij.
Sicc raporton gazetarja Xhensila Kodra, menjëherë pasi ka hyrë në lokal, autori i dyshuar i ngjarjes është drejtuar tek tavolina ku ndodhej Picari me avokatin e tij duke qëlluar gjithsej 5 plumba. 4 nga plumbat kanë goditur Saliajn duke e lënë të vdekur në vend, ndërsa 1 tjetër ka qëlluar në bark pikërisht avokatin Cama.
Ndërkohë, policia ka shoqëruar edhe një të ri nga vendi i ngjarjes, megjithatë nuk dihet nëse ai ka apo jo lidhje me vrasjen.
Njoftimi i policisë
Tiranë/Informacion paraprak
Rreth orës 11:50, në bulevardin “Gjergj Fishta” dyshohet se shtetasi M. P. ka vrarë me armë zjarri shtetasin K. S. ( ish-bashkëshortin e vajzës) dhe si pasojë e të shtënave është plagosur dhe shtetasi A. C., i cili ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
Shërbimet e Policisë vijojnë krehjen e zonës për kapjen e autorit të dyshuar, shtetasi M. P.
Janë ngritur pika kontrolli në hyrje dhe dalje të qytetit të Tiranës.
Grupi hetimor, në bashkëpunim me Prokurorinë, po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes. /abcnews.al