Vrasja me 15 plumba e Shkëlzen Velajt në Vlorë, dyshohet se ngjarja mund të ketë vetëm një autor

schedule10:22 - 4 Qershor, 2021

schedule 10:22 - 4 Qershor, 2021

Shkëlzen Velaj, i cili u ekzekutua me 15 plumba në derën e shtëpisë orët e para të 3 qershorit, mund të jetë eliminuar nga një person i vetëm. Më pas, mësohet se autori është ndihmuar nga persona të tjerë për t’u larguar nga vendi i ngjarjes.

Mësohet gjithashtu, se autori kishte vënë një kapele dhe një maskë mjekësore në momentin që kreu ekzekutimin. Duket se ai e njihte mirë zonën dhe është mbuluar për të shmangur kamerën e pallatit.

Ngjarja e rëndë ndodhi në lagjen 24 Maji në Vlorë duke tronditur banorët të cilët thanë për mediat që ai dhe nëna e tij gëzonin respekt të plotë në lagje.

Mbi Velajn u qëllua të paktën 15 herë dhe plumbat i prekën pjesën e barkut. Altin alias Shkëlzen Velaj është një prej 7 të arrestuarve  nga blutë e Vlorës në Tetor të 2019 gjatë operacionit të koduar “Vjeshta” , për kultivim të lëndëve narkotike.

42-vjeçarit, 6 vjet më parë i kishin vrarë dhe vëllain e tij Ardi Velaj, në të ashtuquajturën “masakra e Çoles”, ku humbën jetën dhe dy të rinj të tjerë.

Pas ngjarjes, Policia dhe RENEA nisën kontrollet në qytetin bregdetar. /abcnews.al/