Ministrja e Drejtësisë Etilda Gjonaj është takuar me homologen e saj gjermane Christine Lambrecht në New York. Gjonaj shprehet me anë të një statusi në rrjetet sociale se në takim kanë folur për luftën kundër krimit dhe korrupsionit të cilat i ka cilësuar prioritet të qeverisë shqiptare.
Ajo thekson se në takimin dy-palësh janë dakordësuar për të intensifikuar komunikimin midis stafeve teknike për përforcuar bashkëpunimin e mëtejshëm midis dy ministrive të dy vendeve.
“Kënaqësi të zhvilloja takimin në Neë York me homologen time, Ministren e Drejtësisë dhe Mbrojtjes së Konsumatorit së Republikës Federale të Gjermanisë, znj. Christine Lambrecht.
Në këtë takim shkëmbyem përshtypjet tona pas hapjes së Sesionit të Posaçëm të Asamblesë së Përgjithshme për Antikorrupsionin, duke vlerësuar impenjimin politik të vendeve pjesëmarrëse dhe rëndësinë e veprimit dhe masave respektive në luftën kundër korrupsionit.
I garantova Ministres Lambrecht se reforma në Drejtësi dhe lufta kundër korrupsionit janë dhe mbeten prioritete të qeverisë shqiptare, duke shprehur mirënjohjen për mbështetjen dhe bashkëpunimin tepër të frytshëm mes vendeve tona.
Ministrja Lambrecht përgëzoi ecurinë e kësaj reforme unike si dhe rezultatet e vettingut duke garantuar se Gjermania do të vijojë të qëndrojë krah Shqipërisë në këtë proces të rëndësishëm.
Gjatë takimit u dakordësuam për të intensifikuar komunikimin midis stafeve teknike për përforcuar bashkëpunimin e mëtejshëm midis dy ministrive tona.
Gjeta rastin t’i shprehja falenderimet e mia, Ministres Lambrecht për mbështetjen e vyer të Gjermanisë jo vetëm për reformën në Drejtësi, por edhe për integrimin e Shqipërisë në BE, ku Gjermania padyshim ka qenë një partner kyç”, shkruan Gjonaj. /mv.abcnews.al