Një herë në vit çdo grua sipas mjekëve duhet të kryej një eko gjinekologjike. Obstetër- gjinekologia në spitalin “Hygeia” në Tiranë Ledia Bozgo tregon se kur duhet ti drejtohet specialistit një vajzë në moshën e adoleshencës.
“Kanë çrregullime të ciklit të ndryshme që në përgjithësi mund edhe të mos i thonë, qoftë edhe në familje, por janë problem që mund të ndikojmë qoftë në jetën riprodhuese apo në jetën shëndetësore.
Në momentin kur fillon shfaqet një problem i tillë duhet të bësh një ekzaminim te mjeku gjinekolog. Ekzaminimi kryesor që bëhet është eko gjinekologjike”, shprehet mjekja.
Ndërsa gjatë shtatëzanisë mjekja Bozgo sqaron se eko duhet të kryhet në disa faza të saj.
“Që në momentin e parë që pacientja dyshon për një shtatëzani është ekoja e konfirmimit të shtatëzanisë që bëhet që të shikojmë që shtatëzania është brenda mitrës. Pastaj janë ekot që shikojmë për gjendjen e bebit. Ekoja e sindromës që kryhet nga java e 12-14, ekoja morfologjike që shikojmë gjendjen e bebit dhe ekoja dopio që tregon si po zhvillohet ky beb, bëhet gjatë javës së 32-33”
Obstetër – gjinekologia në Spitalin “Hygeia” apelon për të mos neglizhuar kryerjen e një eko edhe rreth moshës 50 vjeçe.
“Këtu mund të fshihet patologji brenda mitrës dhe në qoftë se nuk vijnë për ekzanimim rutinë që është eko që bëhet çdo vit. Dhe ajo eko është gjinekologjike dhe jep informacion për mish të huaj në mitër që atyre mund t’iu dali edhe në periudhën e menopauzës.
Për cistet që janë me natyrë malinje, apo beninje. Që edhe këto dalin në periudhën e menopauzës dhe janë shumë të rëndësishme të diagnostifikohen”, thotë ajo.
Eko është një procedurë e shpejtë dhe e thjeshtë mjekësore që ndihmon mjekët në vendosjen e një diagnoze të saktë. /Abcnews.al