Dy ditë më parë është varë me armë zjarri në afërsi të banesës 52 vjeçari, Çajup Selimi.
Gazetari Elidon Berberi raporton për ABC se në lidhje me këtë ngjarje janë shoqëruar deri më tani në polici 13 persona.
Ndër të tjera mësohet se në vendin e ngjarjes janë gjetur dhe sekuestruar tre gëzhoja . Ndërkaq gazetari i ABC thekson se nuk përjashtohet që ngjarje të ketë ndodhur dhe për një konflikt të momentit.
LEXO EDHE: PAMJET/ Biznesmeni në Tepelenë u vra në derë të shtëpisë, policia “blindon” pallatin
Selimi në 2018 kishte pasur një konflikt për shkak të konkurrencës në treg nga biznesi që drejtonte , por sipas policisë ishte një çështje e mbyllur. Në zonë ai njihej si një person i respektuar dhe i sjellshëm.
Çajup Selimi, u vra mbrëmjen e së martës në Tepelenë në shkallën e pallatit në momentin kur ka qenë duke u futur në apartamentin ku ai banonte. Dyshohet se autorët kanë qenë dy dhe pasi kanë qëlluar janë larguar me shpejtësi nga vendi i ngjarjes. e.su./abcnews.al