Fitojnë Franca dhe Anglia, ndërsa Gjermania ngec ndaj Danimarkës. Kampionët e Botës mposhtën 3-0 Uellsin në miqësoren e luajtur në Nice. Karim Benzema u rikthye të luajë me kombëtaren pas plot 6 viteve.
Sulmuesi i Real Madrid fitoi një penallti në minutën e 27-të dhe miqtë mbeten me dhjetë lojtarë pas daljes me të kuq të Williams të Liverpool. Benzema mori përsipër ekzekutimin, por portieri i Uellsit ia doli t’ia presë gjuajtjen.
Ekipi i Deschamps nuk u demoralizua dhe Kylian Mbappe realizoi golin e avantazhit shtatë minuta më vonë. Në pjesën e dytë erdhën edhe golat e dy lojtarëve katalanas: Antoine Griezmann (eurogol) dhe Ousmane Dembele (Benzema goditi shtyllën).
1-1 përfundoi sfida Gjermani-Danimarkë, që u luajt në Austri. Pjesa e dytë u mbyll me rrjeta të paprekura, ndërsa “Pancerat” e nisën fraksionin e dytë të ndeshjes me gol. Autori ishte Florian Neuhaus, mesfushori i M’Gladbach.
Vikingët nuk u dorëzuan dhe ia dolën të gjejnë golin e barazimit në minutën e 71-të. Sulmuesi i Leipzig, Yussuf Poulsen mposhti Manuel Neuer me një diagonale të saktë. Anglia iu fal golit të Bukayo Saka për të thyer 1-0 Austrinë.
Talenti i Arsenalit realizoi golin e fitores për “Tre Luanët” në minutën e 58-të. Ndeshja tjetër, ajo mes Rumanisë dhe Gjeorgjisë përfundoi me fitoren 1-2 të skuadrës gjeorgjiane. /abcnews.al