Zinedine Zidane dha dorëheqjen nga Real Madrid javën e kaluar. Disa emra u përfolën si pasues të tij në stolin e “Los Blancos”, si Raul, Max Allegri, Mauricio Pochettino apo Antonio Conte.
Florentino Perez i befasoi të gjithë duke rikthyer Carlo Ancelottin. Trajneri italian, i cili drejtoi Realin gjatë viteve 2013-2015, ka firmosur për tre vitet e ardhshme dhe theksoi se po kthehet në shtëpi.
Por ai nuk ka qenë zgjedhja e parë e presidentit Perez. The Telegraph zbulon se ky i fundit ka kontaktuar Jose Mourinhon, madje dy herë. “Special One” ka drejtuar Realin në vitet 2010-2013, teksa më 4 maj zyrtarizoi kalimin te Roma.
Përgjigja e teknikut portugez? Nuk jam i interesuar për t’u kthyer te Reali, pasi jam entuziast për aventurën që do të filloj me Romën. Perez nuk humbi kohë dhe gjeti akordin me Ancelottin më pas. /abcnews.al