Tragjedia me 14 viktima, hetuesit mund të kenë gjetur shkakun e rrëzimit të teleferikut

schedule15:55 - 2 Qershor, 2021

schedule 15:55 - 2 Qershor, 2021

Përdorimi i tepruar i atyre që quhen “pirunj” gjatë xhiros që ndjek teleferiku i Mottarone mund të ketë qenë shkaktari i tragjedisë që mori 14 jetë njerëzish. Besohet se kjo praktike mund të ketë shkaktuar tension të madh në kabuj, e për këtë arsye është shkëputur edhe teleferiku.

Megjithatë, kjo mbetet vetëm një nga hipotezat e shumta që po shqyrtohen nga konsulentët e prokurorit Verbania të cilët duhet të hedhin dritë mbi shkaqet e aksidentit fatal të 23 majit.

Kontrollet teknike janë mjaft të mundimshme dhe do të kërkojnë, ndër të tjera, qasje në pjesën e brendshme të kabinës, e cila është akoma në vend dhe  mund të hiqet vetëm me një seri masash paraprake.