Paulo Dybala konsiderohej i larguar nga Juventusi. Sulmuesi argjentinas u përfol për përfshirjen në operacione të ndryshme në merkato, por tani situata ka ndryshuar.
Me emërimin e trajnerit Max Allegri situata ka ndryshuar. Në Itali raportojnë se Juventusi është gati t’i ofrojë 10 milion euro në sezon Dybalas, plus bonuse.
Kjo konsiderohet oferta e duhur dhe gjasat janë që të nënshkruajë kontratën e re. Aktualja i përfundon në qershor të vitit 2022. /abcnews.al