“Kujdes me lekët”, astrologia Meri Gjini zbulon parashikimin e yjeve për qershorin

schedule11:10 - 2 Qershor, 2021

schedule 11:10 - 2 Qershor, 2021

Për të folur për parashikimin e yjeve, në emisionin ‘ABC-ja e Mëngjesit’ ishte e ftuar astrologia Meri Gjini. Ajo bëri parashikimin e horoskopit për muajin qershor, ku theksoi se kryesor do të jetë shëndeti dhe do disa shenja do të kenë probleme.

Ndërsa disa shenja të tjera të horoskopit do të duhen të jenë më të kujdesshme në anën ekonomike apo profesionale, duke mos lënë pas dore edhe dashurinë.

Dashi:

Të lënë menjeanë përceptimet emocionale të 10 ditëshit të parë, të qendrojnë dhe të këmbëngulin te rezulati që duan të marrin nga muaji. Mbas datës 12 kalimi i marsit te Luani do t’i ndihmojë shumë, si në imponimin e asaj që duan të thonë, por njëkohësisht për të përshpejtuar kohën e arritjes së rezultateve që duan. Edhe ajo që duan është ekonomia, leku dhe i dyti humori. Në pjesën e dytë, ata do të duhet të largojnë pjesën që “s’bëhet, nuk është”, ata do të ndryshojnë nga nesër dhe nga data 12.

Demi:

Kryefjala do të jetë familja dhe do të jenë punëtorë. Te e para do të marrin ato që duan, ndërsa te e dyta lidhur me personat që bashkëpunojnë duhet të jenë shumë shumë pak të kujdesshëm në pjesën e parë duke nënkuptuar nga data 3 deri në datën 12, sepse nuk është koha. Do të futet Dielli dhe do të ketë ndryshime, prandaj mos të shtojnë impenjimet, Venusi te Gaforrja i ndihmon shumë si për mënyrën se si ndihen brenda vetes së tyre dhe çështjet ekonomike.

Binjakët: 

Është muaji i tyre dhe Venusi nesër do të largohet, do t’i lehtësojë gjërat. Kur ai largohet lë një shenjë shumë të mirë. Për sa i përket çështjeve të statusit apo mënyrën se si kanë zgjedhur të jenë në punë, do të duhet t’i nënshtrohen gjendjes së tyre. Është muaji i tyre, kanë eklipsin e Diellit dhe do të kthehen vetë në Diell, do të ndriçojnë sa të duan. Nuk ka vend për manovra të mundshme se do të dalin vetë në sipërfaqe.

Gaforrja:

Nesër presin Venusin, por prap nuk është se do të ndryshojë shumë në 10 ditëshin e parë tendeca që kanë për të qenë në botën e tyre jo shumë sociale. Nxitësi shumë i fortë do të jetë eklipsi i Diellit që do të shënojë fillimin e një periudhe produktive, sidomos për ata që kërkojnë një punë të re ose ata që duan të marrin mbrapsht borxhe. Do të dalin nga guacka e tyre, ata që duan të kërkojnë punë. Të fillojnë nga nesër dhe në datën 12 të dërgojnë CV e tyre, të mos lënë vend pa kërkuar.

Luani:

Ka ca hyrje që do i bëjnë të rritet vetëbesimi, ata do të shohin versionin maksimal të vetvetes duke parë kë kanë përballë. Për të pasur një rrugë dhe shumë punë, do të bëjnë që ata të ngrenë zërin dhe të nervozohen shumë shpejt. Një drejtim është edhe ngritja në karrierën profesionale. Saturnin e e kanë përballë, edhe pse hyn te planetet që nuk toleron gabimet.

Virgjëresha:

Do të japin jo vetëm buzëqeshje, do të jetë edhe një nxitës shumë i mirë edhe për çështje të vetëbesimit që kanë shumë të nevojshme në këtë periudhë të krijuar nga Covid-19, përsa i përket punës. Ndërkohë ndryshe nga të tjetër i ka të gjitha mundësitë për zhvillimet të thjeshtëzuara në fushat e tjera.

Peshorja:

I duhet një organizim shumë i mirë për sa i përket një diete, një humbje në peshë apo një rregullim për sa i përket pamjes së tyre, pra estetike do të kenë ndryshime, pavarësisht se shumë thonë që është Mërkuri në të kundërt nuk ndikon shumë. Megjithatë edhe pse Venusit që do të jetë te Gaforrja, ata do duhet të fokusohen te karriera. Është shumë e rëndësishme se ata do të gjejnë vullnetin për çështjet e punës dhe nuk do të duhet të devijojnë nga karriera. Si do që të ndihen emocionalisht do të duhet t’i motivojnë vetes se nuk duhet të heqin dorë nga karriera.

Akrepi:

Dita e nesërme do të duhet të marrin një vendim nga ana ekonomike. Ata do të duhet të respektojnë faktorin kohë pavarësisht se koha mund të duket e pakët. Ca ditë pushim do të ishte shumë mirë për ta, duke hequr pak dorë nga puna.

Shigjetarët:

Çdo gjë me metër, në çfarë ka të bëjë me argëtimin, me sportin, me lëvizjet sidomos me makinë. Nuk është momenti për ta ekzagjëruar. Gjithsesi ajo që është e rëndësishme është mënyra se si do të ndihen me eklipsin e Diellit, do ta kenë ball për ball me veten e tyre. Do të pritet shumë mirë nga Shigjetarët. Një çështje zyre  është një tematikë që do të ngjyrosi gjithë muajin tyre.

Bricjapët:

Ashtu sikur Luani do të jenë të fokusuar te çështjet e punës, pavarësisht vlerave që i rrethon. Për sa i përket çështjeve të punës kanë përmirësim me lekun, ndërsa ana shëndetësore mund të kenë probleme të vogla që mund të prishin terezinë.

Ujori:

Për disa ky muaj do të jap gjëra me peshë, sidomos për të lindurit në datën 1 dhe 2, 3 të shkurtit. Ndërsa për të tjerët çështja e vonesa në kohë apo e pagesave do të jetë arsyeja e grindjeve apo arsyeja që do të mund të justifikojnë ankthin që kanë. Sa i përket çështjes sociale edhe për ujorët do të jenë prioritet në drejtimin e duhur. Do të përgatiten  sedo tu hapen shanse të mëdhaja apo bingo.

Peshku:

Do të kenë të bëjnë me çështje që kanë të bëjnë me dokumenta do të jenë shumë të rëndësishme. Ndërkohë do t’u duhet të merren pak me veten. Do t’u duhet të jenë të vemendshëm të lindurit e javës së parë, ndërsa kursimtarët do duhet të kenë kujdes. Të tregohen tolerant në çështje të ndryshme./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!