Kanadaja aprovon kombinimin e dy dozave të ndryshme të vaksinës anti-Covid

schedule08:58 - 2 Qershor, 2021

schedule 08:58 - 2 Qershor, 2021

Komiteti  i Ekspertëve për Vaksinimin  ka miratuar kombinimin e dy dozave të ndryshme të vaksinës anti-Covid. Njerëzit që kanë marrë dozën e parë të AstraZeneca mund të marrin dozën e dytë nga e njëjta vaksine ose të një vaksine mRNA si Pfizer-BioNTech ose Moderna.

Kanadezët  që kanë marrë dozën e parë të një vaksine ARN-n ë duhet të marrin të njëjtën dozë, por nëse nuk është në dispozicion, ata mund të marrin dozën e dytë nga një vaksinë mARN. Komiteti i Ekspertëve tha se ka marrë parasysh  rrezikun e mpiksjes së gjakut për shkak të AstraZeneca.

Ata gjithashtu thanë se një kombinim i tillë mund të çojë në ” rritjen e  efekteve anësore afatshkurtra  kryesisht dhimbje koke dhe lodhje. Kombinimi i vaksinave nuk është diçka e re: është aplikuar kundër gripit ose hepatitit A./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!