Vranësira dhe reshje të pakta, si do të ndryshojnë temperaturat

schedule07:10 - 2 Qershor, 2021

schedule 07:10 - 2 Qershor, 2021

Sipas MeteoAlb vijon ndikimi i masave ajrore të paqëndrueshme mbi vendin tonë, ku skaji verior dhe verilindor paraqiten me vranësira të dendura dhe shira të izoluar e të pakët, nuk përjashtohet mundësia edhe e ministuhive afatshkutra të breshërit.

Ndërsa mbrëmja dhe nata sjellin largim gradual të vranësirave në Republikën e Shqipërisë duke bërë që moti i kthjellët të jetë dominues në zonat bregdetare dhe të ulëta, por mbeten të dukshme vranësirat në zonat përgjatë kufirit lindor.

Temperaturat e ajrit rriten lehtë gjatë mëngjesit, por edhe gjatë mesditës duke shënuar vlerat minimale dhe maksimale 9°C deri në 27°C.

Era do fryjë mesatare në tokë dhe det me shpejtësi deri 35 km/h, nga drejtimi Veriperëndimor ndërsa në det të hapur krijohet dallgëzim 3 ballë.

Kosova

Paraditja dhe mbrëmja do të mbizotërohen nga kushtet e motit të kthjellët dhe vranësirave të lehta.

Por mesdita dhe pasditja sërish sjellë zhvillim të vranësirave lokale në zonat Veriore duke gjeneruar shira të pakët.

Maqedonia e Veriut

Pjesa e parë e ditës do të dominohet nga kthjellime dhe vranësira kalimtare, ku më të dukshme do të jenë në zonat perëndimore të MV. Parashikohet që edhe pasditja të vijojë në të njëjtat kushte atmosferike.

Rajoni dhe Europa

Moti i kthjellët do të përfshijnë pjesën më të madhe të Europës. Konkretisht me diell dhe temperatura të larta do të paraqiten vendet e Europës Jugore, qendrore dhe asaj Veriore. Ndërsa reshje të pakta shiu dhe stuhi ere do kenë Ishujt Britanikë dhe Brigjet e Detit të Zi./abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!