Përparim Rama tregon pse u fut në garë për kryetar të Prishtinës

schedule21:42 - 1 Qershor, 2021

schedule 21:42 - 1 Qershor, 2021

Kandidati për kryetar të Prishtinës nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Përparim Rama ka folur rreth kandidaturës së tij për kryetar të kryeqytetit.

Rama thotë se Prishtinën e do me shpirt, ndërsa thotë se duhet një menaxhim i mirëfilltë i kryeqytetit për një zhvillim të mirëfilltë.

“Fillimisht jam i Prishtinës, kam lind këtu, dhe kam jetu këtu deri në moshën 16 vjeçare. Pra që 17 vite jam edhe në Prishtinë edhe në Londër. Prishtinën e du me shpirt, se jam i këtij vendi. Ndërlidhja ime me Prishtinën është më shumë një dashni mes meje dhe Prishtinës. Unë vij shumë shpesh, 1 herë në muaj vi në Prishtinë. Jam marrë me projekte të ndryshme”, tha Rama në Rubikon.

Përparim Rama është arkitekt nga Kosova, që ka bërë karrierë profesionale në Londër të Britanisë së Madhe dhe vende të tjera.  Arkitekti nga Kosova është dhe themelues i 4M Group me seli në Londër. Ai është përgjegjës për menaxhimin e projekteve dhe për planifikim të zhvillimit.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!