Sot ka ndodhur një incident tek Ura e Ibrit në Mitrovicë. Dhjetëra persona sulmuan Policinë e Kosovës me fishekzjarrë. Autorët ishin të rinj serbë maturantë të cilët festonin dhe hidhnin fishekzjarrë.
Disa nga këta serbë shihen duke tentuar të dalin edhe në pjesën jugore, pasi ofrohen deri në mesin e Urës, ndërsa dëgjohen duke kënduar “Kosova është zemra e Serbisë”. Policia e Kosovës ka raportuar se situata ka qenë në kontroll dhe e sigurt./ Gazeta Ekspres