Për zëvendës ministren e Turizmit, Ornela Çuçi atmosfera në fillim të sezonit turistik është entuziaste. E ftuar në Radar Informativ me Jonida Shehun, zv.ministrja tha se gjatë muajit qershor presin nga 20 çartera me turistë nga Ukraina çdo javë.
“Atmosfera është entuziaste. Pritshmëritë në kohë pandemie nuk und të ketë. Entuziazmi e legjitimon se 20 çartera çdo janë nga Ukraina vetëm në muajin qershor. Ka pastaj edhe një tjetër marrëdhënie shumë të mirë edhe me turizmin polak edhe me gjithë rajonin,” tha ajo.
E pyetur për nisjen e operacionit për prishjen e ndërtimeve pa leje gjatë sezonit turisti, Çuçi tha se zhvillimet do të ndodhin në çdo kohë. Sipas saj nuk përcaktohet më me thikë ndarja e sezonit turistik.
“Zhvillimet do të duhet të ndodhin gjatë gjithë kohës. Nuk përcaktohet më ndarja me thikë e sezoneve në Shqipëri. në vitin 2019 treguam që sezoni turistik nuk është thjeshtë një sezon 3 mujor. Nuk ka një periociditet se kur punohet dhe kur nuk punohet. Sistemi funksionon mirë, e kemi treguar,” u shpreh ajo.
Lidhur me hapësirat publike në plazhe, zv.ministrja tha se ka problematika.
“Qeverisja qendrore ka vendosur dorë të hekurt. Aplikohet nga e-albania për të shfrytëzuar një hapësirë plazhi. Aplikimi ndodh në e-albania. I gjithë procesi është larg syve të punonjësve të bashkisë dhe ministrisë. Hapësira publike pastaj në të gjithë territorin ka problematikat e veta. Së bashku me paketën e shfrytëzimit ka edhe mënyrën e vëzhgimit,” u shpreh ajo. g.v/abcnews.al