Lucas Vazquez mbyll kontratën e tij me Real Madrid këtë verë, por duket se nuk është ky fundi i aventurës së tij në kryeqytetin iberik. Mediet spanjolle raportojnë se mbrojtësi ka arritur marrëveshje të re me Merengues.
29-vjeçari do të nënshkruajë kontratë të re deri në verën e vitit 2023 dhe siç mësohet, gjithçka do të bëhet zyrtare pasditen e sotme. Vasquez ishte një nga lojtarët më të përdorur nga Zidane në këtë sezon, teksa krahu i mbrojtjes është bërë pozicioni i tij i ri.
Spanjolli luajti në 34 ndeshje për Real Madrid këtë sezon në të gjitha kompeticionet dhe shënoi 2 gola e dhuroi 8 asiste. Ai është bashkuar me Real Madrid që në moshën 16 vjeçare dhe ka mundur të fitojë gjithçka si pjesë e madrilenëve. /abcnews.al