Afganistani, Kina dhe Bjellorusia: NATO në kërkim të një faze të re

schedule14:55 - 1 Qershor, 2021

schedule 14:55 - 1 Qershor, 2021

Kriza diplomatike në Bjellorusi, e ardhmja e Afganistanit, marrëdhëniet me Kinën janë disa nga frontet e hapura në samitin e NATO-s në Bruksel. Përfaqësuesit e Bjellorusisë nuk ishin të pranishëm, pas devijimit të avionit për të mundësuar arrestimin në Minsk të një gazetari disident.

Bjellorusia nuk është anëtare e Nato-s, por ka një mision diplomatik pranë aleancës që nga viti 1998. Përjashtimi i saj reflekton indinjatën e liderëve perëndimorë ndaj presidentit bjellorus Aleksandër Lukashenko.

Por vëmendja e aleancës është dhe tek situata në Afganistan, si e pranoi dhe vetë sekretari i përgjithshëm Jens Stoltenberg. Ky i fundit u shpreh se vendi duhet të përballet me sfida të rëndësishme, por në fund afganët do ia arrin të marrin përgjegjësinë e plotë për të ardhmen e tyre.

Ndërsa Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Nato kanë nisur tërheqjen e trupave ushtarake nga vendi, frika është se talebanët do të marrin situatën nën kontroll përballë forcave qeveritare afgane. Dhuna është përshkallëzuar në mënyrë të vazhdueshme muajt e fundit, paralelisht me tërheqjen e ushtarëve të huaj.

Por përveç Afganistanit, takimi u përqendrua dhe në çështje të tjera mes të cilave dhe Kina.

Stoltenberg akuzoi Pekinin duke thënë se nuk ka të njëjtat vlera me aleancën dhe se nuk beson në demokraci, lirinë e fjalës dhe të medias. Si dhe për shtypjen e minoriteteve./abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!