Prokurori i Përgjithshëm, Olsjan Çela teka sa raportonte në Komisionin e Ligjeve për kriminalitetin në vendin tonë gjatë një viti, është shprehur se për 2020 –n numrin më të madh të procedimeve e ka regjistruar Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë me 31,74 % të numrit total të procedimeve të regjistruara në shkallë vendi.
Prokuroritë e tjera me shifrat më të larta janë: Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Durrës ka regjistruar 9 % të numrit total të procedimeve të regjistruara në shkallë vendi, -Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Elbasan ka regjistruar 7,69 % të numrit total të procedimeve të regjistruara.
Ndërkohë Sipas Çelës qyteti me kriminalitetin më të lartë për vitin 2020 është Gjirokastra ndërsa Dibra qarku me krim më të ulët. Përfundim është arritur në raport me 100 mijë banorë. Çela nënvizoi se Gjirokastra pati një rritje me 15%.
“Përqindjen më të ulët të kriminalitetit për 100.000 banorë edhe në vitin 2020 e ka qarku Dibër, ndërsa përqindjen më të lartë e ka qarku Gjirokastër. Sa i përket tendencës, vërehet se rritjen më të lartë për vitin 2020 e ka qarku Gjirokastër me 14,03 %, ndërsa qarqet Kukës e Dibër kanë koeficient të kriminalitetit nën mesataren kombëtare, por që rezulton me rritje në vitin 2020 krahasuar me një vit më parë.” u shpreh Çela.
Gjithashtu Prokurori i Përgjithshëm tha se në vitin 2020 është vendosur pezullimi i hetimit për 9004 çështje, duke sqaruar se kjo është një ulje në krahasim me vitin 2019./abcnews.al/