Rusia ka njoftuar se do të rifillojë fluturimet me Britaninë dhe disa vende të tjera duke filluar nga nesër.
“Duke pasur parasysh përmirësimin e situatës epidemiologjike në Mbretërinë e Bashkuar, qeveria ka marrë vendimin për të rifilluar fluturimet midis Moskës dhe Londrës nga 2 qershori,” sipas një njoftimi nga autoritetet ruse të shëndetësisë.
Rusia gjithashtu do të rifillojë fluturimet me Austrinë, Hungarinë, Libanin, Luksemburgun, Kroacinë dhe Marokun nga 10 qershori. Fluturimet nga Turqia, një destinacion kryesor turistik për rusët, do të jenë të pezulluara të paktën deri në 21 qershor./abcnews.al