Për analistin Mentor Nazarko qeveria nuk ka dashur gjatë këtyre tetë viteve të merret me çështje të mëdha.
Duke folur në studion e “Log.” me Endri Xhafon, për rihapjen e hetimeve për 21 Janarin, Nazarko tha se duket se politikanët kanë rënë dakord me njëri-tjetrin edhe pa folur me idenë, “deri këtu, mos shko më tutje”.
Sipas tij, shpallja “Non Grata” e Sali Berishës nuk lidhet me 21 Janarin. Nazarko e lidh rihapjen e këtyre çështjeve delikate me përfshirjen e amerikanëve për të mbrojtur institucionet e reja të drejtësisë.
“Tetë vjet nuk është bërë asgjë. Qeverisja socialiste nuk ka dashur ti shkojë deri në fund çështjeve të mëdha. Thellë-thellë këta të mëdhenjtë e politikës kanë luajtur një lloj pakti deri këtu mos shko më tutje. Dhe garant të këtyre marrëveshje edhe pa folur me njëri-tjetrin janë të tretët. Argumenti i dytë i trimërimit të këtyre organeve është se tashmë janë amerikanët mbrapa këtyre institucioneve. Shpallja non grata e Berishës nuk lidhet me 21 janarin. Nëse do të fillonin më përpara të gjithë këto hetime, do thonin pse i bëtë tani se po godisni opozitën. Unë e lidh me përfshirjen e amerikanëve me mbrojtjen e SPAK dhe BKH,” tha Nazarko. g.v/abcnews.al