Brdaric: Momenti më i bukur si trajner, vuajtjet na bënë më të fortë

schedule21:52 - 31 Maj, 2021

schedule 21:52 - 31 Maj, 2021

Thomas Brdaric ia doli të fitojë trofe në sezonin e parë si trajner i Vllaznisë. Tekniku gjerman foli për Supersport pas triumfit në Kupën e Shqipërisë, duke e cilësuar mbrëmjen e sotme si momentin më të bukur të karrierës si trajner.

Nuk ka rëndësi kompeticioni, sot jemi fituesit e Kupës së Shqipërisë. Jam i lumtur dhe krenar për të gjithë tifozët e Vllaznisë, por edhe gjithë ambientin që shoqëron këtë klub.

Momenti më i bukur i karrierës? Mos më bëni pyetje të tilla, pasi do të qaj. Po, është momenti më i bukur. Jam shumë i lumtur që e kthyem Vllazninë te trofetë. Nuk duam të ndalemi këtu, por duam të shijojmë trofeun për momentin.

E ardhmja? Do të bisedojmë, kemi nisur një projekt të madh. Duam ta vazhdojmë së bashku, por të shohim se çfarë do të ndodhë… Vllaznia ishte dhe është akoma aventurë, po ndërtojmë ende, le të vazhdojmë në këtë rrugë. Mund të arrijmë më shumë sesa arritëm këtë sezon. Duhet të jemi të qetë dhe të duruar.

Ka pasur një moment kur mund të dorëzohesha? E dinim që në fillim që do kishim ulje ngritje në këtë sezon, por gjithçka varet se si do reagosh në momentet e vështira. E nisëm nga zero, edhe pse dikush nisi të fluturojë dhe harroi gjithçka. U bëmë të fortë, mësuam të menaxhojmë momentet jo të mira.

Le të festojmë sot, më pas duhet të punojmë në çdo aspekt. Le të qëndrojmë të lumtur dhe të festojmë, më pas do të shohim se çfarë do të ndodhë në të ardhmen“, përfundoi Brdaric. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!