Rikthimi i Pochettinos nuk mjafton, Kane qëndron te Tottenham me një kusht

schedule23:14 - 31 Maj, 2021

schedule 23:14 - 31 Maj, 2021

Rikthejmë Pochettinon në stol dhe e sigurt që Harry Kane nuk largohet. Kështu mendojnë te Tottenham dhe drejtuesit kanë nisur nga puna për rikthimin e trajnerit argjentinas, i cili ka një lidhje të veçantë me sulmuesin anglez.

Gjithsesi, një gjë e tillë nuk mjafton. Kapiteni i Spurs ka vendosur të largohet nga skuadra, edhe nëse në pankinë rikthehet Mauricio Pochettino. Sport Times raporton se Kane nuk e sheh ekipin londinez si kandidat për trofe dhe zgjidhja e vetme është një merkato e bujshme.

Vështirë të ndodhë kjo, pasi, si shumica e klubeve të njohura, Tottenham po kalon një moment të vështirë ekonomik. Kane është i bindur për të provuar një aventurë të re dhe Manchester City fërkon duart dhe po përgatit një ofertë për presidentin Levy. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!