Rritet numri i të infektuarve me Covid në Greqi, humbin jetën 41 persona

schedule16:40 - 31 Maj, 2021

schedule 16:40 - 31 Maj, 2021

Gjatë 24 orëve të fundit në Greqi janë konfirmuar të infektuar me Covid 1 007 raste të reja dhe kanë humbur jetën 41 persona.

Ndërkohë vijojnë të jenë në gjendje të rëndë të shtruar në spital 481 persona.

Nga fillimi i pandemisë e deri më tani numri i përgjithshëm i të infektuarve me Covid ka shkuar në 402 308 të infektuar mes të cilëve kanë humbur jetën 12 095 persona.

Ndërkaq kujtojmë se Greqia është një ndër vendet e para në Evropë që ka gati tashmë certifikatën e vaksinimit anti Covid.

Gjithashtu në kuadër të masave të shtuara anti Covid Greqia ka në dispozicion falas për moshat nga 18 deri në 30 vjeç testin e shpejtë. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!