Sondazh

Në SPAK nis epoka Braho:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Pezullohen punimet për restaurimin e “Kafes së Madhe” në Shkodër

schedule16:33 - 31 Maj, 2021

schedule 16:33 - 31 Maj, 2021

Nga Simon Shkreli

Drejtoria Rajonale e Trashëgimisë Kulturore Shkodër ka ndërprerë përkohësisht punimet për restaurimin e “Kafes së Madhe“, monument kulture i kategorisë së parë dhe simbol i qytetit. Bazuar ne ligjin  për Trashëgiminë  Kulturore të muzeve, afati për fillimin e punimeve nuk mund të jetë më shumë se 1 vit nga data e miratimit  të lejes për ndërhyrje.

Këshilli Kombëtar i Trashëgimisë e ka miratuar projektin në vitin 2016, ndërsa zbatimi i tij ka nis para pak ditësh, 5 vite me vonesë. Me këtë argument ligjor, Drejtoria Rajonale e Shkodrës ka ndërprerë punimet, pasi nuk janë zbatuar afatet e përcaktuara me ligj.

Drejtoria Rajonale e ka adresuar pronarin ligjor tek Instituti Kombëtar të Trashëgimisë Kulturore për shtyrje të afatit të punimeve në mënyrë që të realizohet zbatimi i këtij projekti. Do jetë këshilli kombëtar i cili  pritet që të marrë vendimin për vazhdimin e punimeve restauruese  për “Kafen e Madhe në Shkodër”./ Abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!