Prindër të tre fëmijëve, çifti i njohur ndahen pas 27 vitesh martesë

schedule15:51 - 31 Maj, 2021

schedule 15:51 - 31 Maj, 2021

Aktori i njohur, Blair Underwood dhe bashkëshortja Desiree po ndahen.

Lajmin e bëri të ditur vetë 56-vjeçari përmes një deklarate të përbashkët me Desiree në Instagram, duke njoftuar se ata po i ndajnë rrugët pas 27 vitesh martesë.

“Pas një mendimi, lutje dhe pune të jashtëzakonshme për veten tonë individualisht dhe kolektivisht, ne kemi arritur në përfundimin për t’i dhënë fund martesës sonë që filloi 27 vjet më pare. Ka qenë vërtetë një udhëtim i bukur. Arritjet tona më krenare janë tre fëmijët tanë”, thuhet në deklaratë.

Bler dhe Desiree u martuan në 1994 dhe kanë tre fëmijë së bashku, vajza Brielle 22-vjecce dhe djemtë Blake, 19, dhe Paris, 24.

“Ne do të vazhdojmë të jemi miq të mirë dhe bashkë-prindër dhe do të kemi respektin më të madh për njëri-tjetrin ndërsa nisim këtë kapitull të ri të jetës sonë, veç e veç”, vazhdon deklarata.

Bler dhe Desiree përfunduan duke thënë: “Ne ju falënderojmë të gjithëve për të gjithë mbështetjen tuaj gjatë gjithë viteve dhe ne kërkojmë me përulësi privatësi dhe mirëkuptim gjatë këtij sezoni të ri”./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!