Kryeministrit Kyriakos Mitsotakis, këtë të hënë ka deklaruar se Greqia është ndër vendet e para në BE që dot ë nisë me aplikimin e certidikatës anti Covid duke filluar që nga e marta të gjithë qytetarët dot ë kenë mundësi që të pajisen me të për një verë më të sigurtë.
Mitsotakis nënvizoi se është falënderuar të gjithave që kanë kontribuar dhe mbi të gjitha ai ka theksuar se me këtë mjet dhe me përshpejtimin e vaksinimeve do të jetë një verë e qetë.
“Unë dua të përgëzoj të gjithë ata që bashkëpunuan në mënyrë që një ide e formuluar për herë të parë nga qeveria Greke disa muaj më parë të zbatohej tani dhe Greqia të ishte në pararojë e këtij mjeti të rëndësishëm dixhital. Dhe unë besoj se në kombinim me përshpejtimin e vaksinimeve dhe rënien e vazhdueshme të rasteve dhe importeve të reja, ne kemi të gjitha arsyet të jemi optimistë se si do të shkojnë gjërat në verë “, ka thënë ai.
Gjithashtu kryeministri është ndalur dhe tek çështjet ekonomike dhe zhvillimore, ku duhet se kritika ka pasur për ministrinë e shëndetësisë dhe menaxhimin që ajo ka bërë për këtë periudhë.
“Ishte një faturë inovative që përballet me një realitet të vështirë, kujdesin që duhet t’u ofrojmë jo vetëm të sëmurëve kronikë, por edhe pacientëve me sëmundje terminale. Një çështje sociale shumë e ndjeshme, e cila besoj se po trajtohet për herë të parë nga Ministria e Shëndetësisë në mënyrë holistike dhe me ndjeshmërinë e nevojshme sociale“, theksoi ai.e.su./abcnews.al

