Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Mziu krah Bashës me dy gishtat lart: Betejën nuk po e bëjmë për vete, por për ju

schedule23:09 - 30 Maj, 2021

schedule 23:09 - 30 Maj, 2021

Drejtuesi politik i PD-së për qarkun e Dibrës në zgjedhjet e 25 Prillit, deputeti i zgjedhur Xhelal Mziu teksa shpreh mbështetjen hapur për Lulzim Bashën në garën për postin e kryetarit të së djathtës, deklaron në një postim në Facebook se betejën kundër atij që e cilësojnë regjim kriminal nuk po e bëjnë për veten e tyre, por për shqiptarët.

Pritje madhështore z. Lulzim Basha nga demokratët e Dibrës! Falenderoj me mirënjohje bashkëqytetarët e mi Dibranë për mbështetjen e jashtëzakonshme! Kurrë nuk do dorëzohemi përpara këtij regjimi kriminal në tjetërsimin e votave por jo vetëm, sepse betejën për ndryshim nuk e nisëm për veten tonë dhe nuk do e vazhdojmë për veten tonë.

Atë e bëjmë për njerëzit, sepse fati i Shqipërisë varet sot nga ne. Të bashkuar do ta fitojmë betejën, për gjithë shqiptarët” shkruan ai. Në garë për postin e kryetarit të PD-së janë Lulzim Basha, Fatbardh Kadilli, Agron Shehaj dhe Edith Harxhi./ Abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!