Kreu aktual i Partisë Demokratike, Lulzim Basha teksa ka nisur turin e takimeve në qytete të ndryshme të vendit, në kuadër të fushatës për kryetar të PD, ka hasur në kritika të shumta.
I tillë është edhe një nga kryetarët e grupseksioneve, në Bulqizë. Ai i ka thënë Bashës para të pranishmëve të tjerë se duhet një aksion urgjent opozitar.
“Për të përgatitur njerëz me ideale për pluralizmin. Se ktu nuk ka pluralizëm. Dhe mos i dëgjoni ndërkombëtarët, këtu se ata janë ambasadorë për të parë. Jo për të vulosur. Nuk vulosin gjakun tonë ata. Të shkojnë të vulosin gjakun e të vetëve. Të mos na japin mend. Kemi mend vetë. Jemi shqiptar. Janë më të zgjuarit në Europë dhe kemi besë. Zgjedhjet vendore t’i duam kryetar. Të dali rezultati. Çfarë shtatori? Nëse është masakër zgjedhore pse rrimë ne? Pse presim shtatorin e atij. Revoltë o vëlla. Dhe jo revoltë 4 orë e të vijmë në shpi. Dhunë , mjetet e nga Kryeministria” /abcnews.al/