Nga Agim Blloshmi
Në lagjen Alla të fshatit Zgosht të Librazhdit banojnë 30 familje. Shumica janë të moshuar. Një 77 vjeçare thotë se është e varfër dhe po jetojnë në banesa shumë të degraduara. Nuk ka mundësi ekonomike për ti riparuar.
“Është prishur, shih si kanë dalë muret. Mos pyet si jetojmë, shpirti na i di si jetojmë. Me pensionin jetoj, 12 mijë lekë”.
Vështirësitë shtohen kur dalin nga dera e shtëpisë. Kanë vite që nuk kanë ujë dhe rrugë për të qarkulluar lirshëm. “Fshati ka shumë nevoja, rruga, uji i vaditjes. Që në ’39 nuk ka bërë njeri rrugë”.
Ndërsa një tjetër banor shpreson se mbase me nisjen e punimeve për rrjetin e ri të ujësjellësit mund të bëhet dhe rruga. “Sipër në dimër bllokohen makinat. Na thanë që do i hidhnin beton rrugës po s’u bë.
Uji ka marrë rrugën e ardhjes, kanë futur tubat, rrugën thonë se do e bëjnë kur të mbarojë ujësjellësi”./ Abcnews.al