Me mijëra njerëz që mendojnë se pandemia e koronavirusit është një mashtrim u mblodhën në Londrën qendrore për të protestuar kundër përhapjes masive të vaksinimit.
Protestuesit u mblodhën në Sheshin e Parlamentit në një tubim të Bashkuar për Lirinë ndërsa disa prej tyre besojnë që pandemia është mashtrim kurse të tjerë mbanin në duar pankarta ku shkruhej ‘Trupi im, zgjedhja ime’.
Disa të tjerë mbanin pankarta ku shkruhej ‘Ne nuk pajtohemi’, ‘Ju nuk keni asnjë fuqi mbi ne’ dhe ‘Ne nuk jemi derra’.
Këtë pasdite një tjetër grup raportohet se organizoi një demonstratë në Shepherds Bush në qendrën tregtare Westfield, duke shkaktuar ‘përçarje të konsiderueshme’ për blerësit ndërsa u desh edhe ndërhyrja e policisë.
Autoritetet i kanë nxitur pjesëmarrësit që të shkojnë në shtëpitë e tyre ndërsa paralajmëruan që mosrespektimi i masave mund të pasohet me masa ligjore. /abcnews.al/