Në 9 mujorin e vitit 2018 eksportet janë rritur me 15.3% krahasuar me periudhën janar – shtator 2017, kurse importet 3% më shumë. Është ky vlerësimi i ministrisë së financave dhe ekonomisë të bëra publike nga vetë ministri Arben Ahmetaj në rrjetet sociale. Sipas ministrit Ahmetaj kjo tregon vazhdimin e ecurisë pozitive të tregtisë me jashtë.
“Në shtator 2018 eksportet arritën vlerën 26 miliardë lekë krahasuar me gusht 2018, rritja është 28% më e lartë. Po ashtu në 9 mujorin 2018 krahasuar me janar – shtator 2017 eksportet u rritën me 15.3%” nënvizohet në të dhënat e publikuara nga ministri Ahmetaj. Kreu i financave dhe ekonomisë bën të ditur se “importet në shtator 2018 arritën vlerën 51 miliardë lekë krahasuar me gusht 2018, rritja është 5.5% më e lartë. /abcnews.al