Një person është gjetur i vdekur mbrëmjen e sotme në tunelin e trenit të hekurudhës në Dragostunjë, Librazhd. Viktima është Hasan Bici ish-punonjës miniere në Përrenjas dhe banues në këtë qytet, ndërsa kohët e fundit ishte zhvendosur në Tiranë.
Viktima është konstatuar nga banorët e fshatit. Nuk dihen shkaqet, paraprakisht nuk përjashtohet pista e vetëvrasjes nga depresioni, ndërsa trupi ndodhet në morgun e spitalit të Elbasanit.
/ Abcnews.al