Sot në familjen e presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani është një ditë e veçantë. Ajo marton vëllain e vetëm, Ramadanin dhe padyshim nuk kishte se si të mungonte një festë e madhe.
Nga pamjet e para që kanë dal vihet re që festa veçse sa ka nisur dhe pritet të zgjasë me orë të tëra. Ajo çfarë bie në sy është “look” i presidentes, e cila ka zgjedhur të veshë një fustanë ngjyrë të gjelbër duke u përshtatur më së miri me atmosferën e dasmës.

Kujtojmë që me rregullt e vendosura anti-Covid, dasmat janë ende të ndaluara në Kosovë. Mirëpo, gjatë ditës, lejohet grumbullimi i 100 persona, duke përfshirë edhe në festa./abcnews.al

