Samu Castillejo nuk bind dhe Milani po kërkon përforcime në krahun e djathtë të sulmit. Spanjolli do të largohet nga kuqezinjtë dhe në vend të tij mund të vijë Domenico Berardi. Ylli i Sassuolos është një dëshirë e kahershme e “Djallit”.
26-vjeçari është gati për hapin e madh. Sassuolo kërkon 40 milion euro për ta lënë të lirë, ndërsa Sportmediaset zbulon propozimin e nënkampionëve të Italisë. Milani ka gati 20 milion euro + kartonin e mbrojtësit Mattea Gabbia.
Një ofertë serioze teksa kanë nisur edhe bisedimet me agjentin e lojtarit ofensiv. Dyshja Maldini-Massara po tentojnë të arrijnë sa më shpejt marrëveshjen me Berardin, i cili numëron 4 gola në 10 ndeshje të luajtura me Italinë. /abcnews.al