Sondazh

A po e dëmtojnë protestat turizmin në Shqipëri?

Loading ... Loading ...
 

U siguruan mbi 1,2 milion vaksina Pfizer, Osmani: Këtë sfidë të rëndë do ta tejkalojmë së bashku

schedule22:23 - 28 Maj, 2021

schedule 22:23 - 28 Maj, 2021

Kosova ka arritur marrëveshje me Pfizer për blerjen e 1,213,290 dozave të vaksinës kundër Covid-19.

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani bën me dije se marrëveshja u arrit falë angazhimit nga ana e institucioneve të Kosovës, ndërsa thekson se do të ketë mjaftueshëm doza për të nisur vaksinimin masiv të qytetarëve.

Lexo edhe: Kosova siguron mbi 1.2 milion vaksina Pfizer



Reagimi:

Sot, Kosova arriti marrëveshje me Pfizer për mbi 1 milion e 213 mijë vaksina. Përkundër sfidave fillestare, pas një angazhimi të jashtëzakonshëm të institucioneve të Kosovës, do të kemi sasi të mjaftueshme të vaksinave për të filluar vaksinimin masiv të qytetarëve tanë.

Përgëzoj në veçanti Ministrinë e Shëndetësisë për këtë arritje të rëndësishme. Me sigurimin e kësaj sasie të konsiderueshme të vaksinave, do të arrijmë të mbrojmë shëndetin e qytetarëve tanë, si dhe të trasojmë rrugën e sigurt për hapje të ekonomisë.

Deri në përmbylljen e vaksinimit masiv, ju ftoj që të kujdeseni për veten si dhe për më të dashurit tuaj. Të kemi besim në njëri-tjetrin. Të kemi besim se këtë sfidë të rëndë do ta tejkalojmë së bashku!

/abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!