De Bruyne: Finale nervash me Chelsea, triumfojmë nëse ruajmë qetësinë

schedule21:19 - 28 Maj, 2021

schedule 21:19 - 28 Maj, 2021

Kevin De Bruyne ka folur rreth finales së Champions League. Hera e parë që ylli belg është kaq afër trofeut, dhe besimi për fitore nesër është shumë i madh. Fantazisti i “Cityzens” ka folur për Sky Sport, ku ndër të tjera tha:

Duhet të bëjmë atë që kemi bërë në vitet e fundit, të luajmë futbollin që na ka sjellë deri këtu. Mendoj se na cilësojnë favoritë, pasi fituam titullin kampion. Gjithsesi, ndeshjet finale janë të veçanta dhe të vështira.

Mund të ndodhë gjithçka në një takim të vetëm. Ne duhet të zbresim në fushë të përqendruar dhe me objektivin për fitore. Duhet ta kemi shumë kujdes Chelsea, ata janë një skuadër e fortë me lojtarë të shkëlqyer.

Kam besim te shokët, i kemi mundësitë për të zhvilluar një ndeshje të madhe. Sigurisht që na duhet edhe pak fat për të fituar. Duhet t’i kontrollojmë mirë emocionet tona, duhet të jemi në gjendje për të ruajtur qetësinë.

Është një ndeshje me emocione të mëdha, do të vrapojmë pafund, teksa do të ketë edhe tifozë në stadium. Aspekti psikologjik do bëjë diferencën. Topi i Artë? Nuk mendoj fare për të, arritjet personale nuk kanë rëndësi“, theksoi De Bruyne. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!