Juventusi, Real Madrid dhe Barcelona rrezikojnë përjashtimin nga Champions League. UEFA vijon të mos heqë dorë nga presioni ndaj tre klubeve të vetme që nuk janë tërhequr përfundimisht nga European Super League.
Në lidhje me këtë temë flet Evelina Christillin, anëtare e Këshillit të UEFA-s dhe anëtare e Komitetit Ekzekutiv të FIFA-s. “A do përjashtohen Juventusi, Real Madrid dhe Barcelona? Kjo do të vlerësohet nga organet gjyqësore kompetente.
Sigurisht që mund të përjashtohen, teorikisht ka shanse të ndodhë. Të tre klubet që nuk duan të tërhiqen nga Super League, kanë thyer nenet 49 dhe 51 të UEFA-s. Ceferin e tha qartë që do të vazhdojmë përpara me pjesën e sanksioneve“, deklaron Christillin, e njohur si një tifozë e Juves. /abcnews.al