Rastet e mpiksjes së gjakut, EMA: Shkalla e vdekshmërisë pas vaksinimit me AstraZeneca në ulje

schedule20:27 - 28 Maj, 2021

schedule 20:27 - 28 Maj, 2021

Shkalla e vdekshmërisë pas marrjes së dozave të vaksinës së prodhuar nga AstraZeneca është në ulje. Ky është qëndrimi që ka mbajtur sot Agjencia Evropiane e Barnave.

Drejtuesi i task-forcës së Agjencisë Evropiane të Barnave Marco Cavaleri është shprehur sot se raportet shtesë për rastet e mpiksjes së gjakut pas vaksinimit me AstraZeneca që nga mesi i prillit nuk tregojnë asnjë ndryshim në frekuencë. Megjithatë, shtoi ai, shkalla e fatalitetit është ulur.

Që nga dje, EMA ka regjistruar gjithsej 316 raste të mpiksjes së gjakut me trombocite të ulëta në mesin e personave që janë vaksinuar së fundmi me AstraZeneca në Zonën Ekonomike Evropiane.

Rreth 17 milionë persona kanë marrë të paktën një dozë të kësaj vaksine më 13 prill, dhe që atëherë janë administruar 19 milion doza të tjera. /abcnews.al/