Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti në fund të mbledhjes së qeverisë së Kosovës ka bërë të ditur se janë përmbyllur negociatat për blerjen e vaksinave të prodhuara nga Pfizer.
Megjithatë ai nuk e ka bërë të ditur numrin e dozave të vaksinës që do të blihen.
“E kemi një lajm të mirë, se porsa janë përmbyllur në mënyrë të suksesshme negociatat për ardhjen e vaksinave në Kosovë me ç’rast i kemi blerë vaksinat nga prodhuesi Pfiizer dhe duke iu falënderuar kësaj ne do të mund të bëjmë vaksinimin edhe përtej grupeve me prioritet dhe të shkojmë drejt qëllimit tonë për vaksinimin e 60 për qind të qytetarëve tonë” , tha Kurti.
Gjatë mbledhjes së qeverisë, u miratuan me shumicë votash edhe masat e reja Covid.
Në kuadër të masave të reja do të hiqet ora policore dhe do të zgjatet orari i punës për hotelerinë dhe baret e restorantet deri në ora 23:00. /abcnews.al/