Mediat e huaja për Maqedoninë: Vendi shënoi një hap para drejt NATO dhe BE

schedule12:55 - 20 Tetor, 2018

schedule 12:55 - 20 Tetor, 2018

Mediat ndërkombëtare kanë pasqyruar gjerësisht votimin e mbrëmjes së të premtes ku 80 deputetë maqedonas i dhanë dritën jeshile ndryshimeve kushtetuese në kuadër të marrëveshjes me Greqinë për çështjen e emrit. Mesazhi i përbashkët ishte që vendi sapo ka bërë një hap para për anëtarësimin në NATO dhe Bashkim Europian.

Reagimet e mediave të huaja pas miratimit të ndryshimeve kushtetuese në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë, kanë qenë të shumta. Reuters shkruan ndër të tjera se parlamenti maqedonas miratoi një propozimin për të ndryshuar emrin e vendit, me një mosmarrëveshje disa dekadëshe me Greqinë tani është shumë afër përfundimit. Kjo lëvizje mund të zhbllokojë ofertat për t’u bashkuar me NATO-n dhe Bashkimin Evropian, e bllokuar prej kohësh nga Greqia, e cila pretendon se emri “Maqedoni” i takon një krahine greke me të njëjtin emër. Por, pengesat mbeten vetëm deri në zbatimin e marrëveshjes së plotë.

Associated Press thekson se Kuvendi i Maqedonisë votoi një propozim të rëndësishëm për të ndryshuar kushtetutën, duke drejtuar vendin drejt ndryshimit të emrit dhe drejt e NATO-s. Seanca u shty për më shumë se 10 orë për shkak të debateve të nxehta. Qeveria Social Demokratike e kryeministrit Zoran Zaev arriti të sigurojë mbështetje nga anëtarët konservatorë të opozitës duke siguruar votat e nevojshme për të arritur shumicën prej 2/3 në Kuvend.

BBC raporton se kuvendi maqedonas votoi për ndryshimet kushtetuese në vend që ndryshon zyrtarisht emrin e vendit. Greqia duhet gjithashtu të mbështesë vendimin për ndryshimin e emrit nëse Maqedonia ndryshon zyrtarisht kushtetutën e saj.

The Nju York Times:
Qeveria e Maqedonisë arriti të sigurojë mbështetje të mjaftueshme për të mbajtur gjallë marrëveshjen për të ndryshuar emrin e vendit, një lëvizje që mund përmbyllë mosmarrëveshjen me Greqinë dhe të drejtojë vendin ballkanik në rrugën për në NATO. Kuvendi arriti të sigurojë votat e mjaftueshme për fillimin e ndryshimit të Kushtetutës për të riemërtuar vendin si Republika e Maqedonisë Veriore. Tani afati prej 30 ditëve për të përgatitur ndryshimet në Kushtetutë duhet të zbatohet.

Uashington Post:
Kuvendi i Maqedonisë miratuan një propozim të rëndësishëm për të ndryshuar kushtetutën, duke i hapur rrugën vendit të ndryshojë emrin e tij dhe të bashkohet me NATO-n. Seanca u shty për më shumë se 10 orë për shkak të debatit të nxehtë. Kuvendi përfundimisht arriti të votojë, duke mundësuar kështu zbatimin e plotë të marrëveshjes mes Maqedonisë dhe Greqisë që u arrit në qershor.

Al Jazeera:
Kuvendi i Maqedonisë miratoi ndryshimet kushtetuese për të lejuar që vendi ballkanik të ndryshojë emrin e saj për Republika e Maqedonisë Veriore, siç kishin rënë dakord me Greqinë. Në total prej 80 deputetësh në parlamentin me 120 vende votuan për të ndryshuar emrin. Vendimi mund të zhbllokojë vendin për t’u bashkuar me NATO dhe Bashkimin Evropian, të penguar një kohë të gjatë nga Greqia./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!