Sërish përplasje në det, anija e mallrave përplaset me cisternën në Japoni, në kërkim tre persona

schedule11:23 - 28 Maj, 2021

schedule 11:23 - 28 Maj, 2021

Një tjetër incident ka ndodhur në det ku një anije japoneze  është përplasur me një cisternë që po eksportonte kimikate.

Mediat e huaja bëjnë me dije se anija “Byakko” u mbyt mëngjesin e kësaj të premte pas përplasjes me cisternën “Ulsan Pionir”, e cila po transportonte kimikate, në ngushticën e Kurushma.

Sekretari i përgjithshëm i qeverisë japoneze, Katsunobu Kato ka bërë me dije se garda Bregdetare e Japonisë, me ndihmën e anijeve dhe aeroplanëve, kanë shpëtuar 9 nga 12 anëtarët e ekuipazhit.

Ndërkohë 14 anije patrullimi dhe tre avionë të Rojës Bregdetare po kërkojnë për të zhdukurit, tha një zyrtar japonez.

Nuk kishte lëndime në mesin e ekuipazhit të cisternës dhe nuk kishte derdhje ose objekte lundruese në vendin e aksidentit, theksoi Kato.

Ndërkohë një ditë më parë tre peshkatarë humbën jetën pas përplasjes së anijes japoneze me një ruse në Detin e Okhotsk. e.su./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!