Rusia nënshkruan marrëveshjen me UNICEF, doza Sputnik V për të vaksinuar 110 milionë persona

schedule17:09 - 27 Maj, 2021

schedule 17:09 - 27 Maj, 2021

Rusia ka nënshkruar një marrëveshje për të furnizuar UNICEF, fondin e fëmijëve në Organizatën e Kombeve të Bashkuara me vaksinën e saj Sputnik V.

Kështu, Rusia do t’i ofrojë UNICEF-it doza të mjaftueshme për të vaksinuar 110 milionë persona, bëri të ditur të enjten Fondi Rus i Investimeve Direkte (RDIF), që e marketon produktin ndërkombëtarisht.

Prokurimi dhe shpërndarja e vaksinës varet nga fakti nëse Sputnik V do të marrë aprovim për përdorim emergjent nga Organizata Botërore e Shëndetësisë, vendim për të cilin RDIF tha se do të merret së shpejti. /abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!