Joan Laporta do të mbajë një konferencë për shtypin ditën e nesërme. Presidenti i Barcelonës do të prekë disa tema; duke nisur nga Leo Messi, e ardhmja e trajnerit Roland Koeman, por edhe situata e vështirë ekonomike e klubit katalanas.
Tifozët po presin nga momenti në moment që Messi të rinovojë kontratën me ekipin e tyre të zemrës. TV3 shkruan se “pleshti” ka marrë një propozim zyrtar rinovimi nga presidenti Laporta, që konsiston në tre hapë.
Në fillim zgjatja e bashkëpunimit me dy vite të tjera. Ylli argjentinas do të luajë në “Camp Nou” deri në verën e vitit 2023, për të provuar më pas një aventurë kampionatin amerikan të futbollit.
Messi do të mbyllë karrierën si futbollist në MLS si ambasador i Barcelonës dhe më pas do të rikthehet te klubi i jetës së tij si menaxher i sektorit teknik. Më qartësisht do të flasë Laporta nesër për mediat. /abcnews.al