Largimi i Antonio Contes i befasoi të gjithë dhe e zuri të papërgatitur Interin. Kampionët e Italisë nuk duan të humbasin shumë kohë dhe kanë nisur nga puna për të gjetur pasardhësin e trajnerit leçez.
Një nga dëshirat ishte Max Allegri, CEO Marotta ka kryer një takim me të mbrëmjen e kaluar, por tekniku livornez zgjodhi të kthehet te Juventusi, ekip që e drejtoi me sukses në vitet 2014-2019.
Në kushte të tilla, drejtuesit zikaltër kanë filluar negociatat me Maurizio Sarrin, ish-trajnerin e Juves, Chelsea dhe Napolit. Ndërkohë, nga Portugalia ka ardhur një propozim interesant.
Agjenti i Sergio Coinceiçaos, i cili drejton Porton, i ka ofruar Interit shërbimet e trajnerit luzitan, i cili ka luajtur edhe si futbollit me skuadrën kampione të Italisë.
Ky i fundit u përfol edhe për një kalim te Napoli, klub që pritet t’i besojë stolin Luciano Spallettit. Rinovimi me Porton është afër, por Sergio Coiceiçao shpreson të marrë një telefonatë nga drejtuesit e Interit. /abcnews.al