Sondazh

15 vite nga vrasjet në Bulevard, mendoni do ketë drejtësi për 21 janarin?

Loading ... Loading ...
 

Reja “gjuan” sërish në Superiore, fton edhe një tjetër lojtar të Tiranës në Kombëtare

schedule11:59 - 27 Maj, 2021

schedule 11:59 - 27 Maj, 2021

Shqipëria nis sot pasdite përgatitjet për dy miqësore që luan kundër Uellsit dhe Çekisë, më 5 dhe 8 qershor, ndërkohë që nga FSHF pritet njoftohen ndryshime në listën e lojtarëve që Reja do të ketë në dispozicion.

Erjon Hoxhallari është një nga lojtarët e ftuar nga Reja në momentet e fundit dhe këtë e ka zbuluar vetë klubi i Tiranës, përmes një postimi në rrjetet sociale.

“Futbollisti Erjon Hoxhallari është ftuar nga Kombëtarja A e Shqipërisë. Mbrojtësi i kampit bardheblu do të grumbullohet me kuqezinjtë nën urdhrat e trajnerit Reja.



KF Tirana vijon të furnizojë Kombëtaren Shqiptare me asetet e saj. I urojmë suksese Kombëtares në përballjet e radhës”, shkruan klubi kryeqytetas.

Kështu konfirmohen katër lojtarë nga Superiorja në kombëtare. Më parë janë ftuar edhe portierët Alen Sherri e Romeo Harizaj, si dhe sulmuesi Taulant Seferi. / abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!